Ka ndodhur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge, kapet në Itali 27-vjeçari

Gazeta Si – Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar e i dënuar me 6 vjet burg për kultivimin e 1.720 bimëve narkotike në Tepelenë, kapet në Itali dhe do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë