Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi u ndalua në rrugën “Kastriotët” në Tiranë për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, por doli se ai ishte edhe në kërkim ndërkombëtar.
I riu me iniciale A. F., po kërkohej në rang ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë goditur edhe 3 raste të tjera të tentativës për parave nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e konstatuara.
“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, në vende të ndryshme, automjetet me drejtues shtetasit K. G. dhe L. H., dhe E. G., të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma parash”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




