Gazeta Si – Një 41-vjeçar është arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare Morinë, pasi ishte i shpallur në kërkim se i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Policia tha se në pranga ka rënë D.K., 41 vjeç, pasi për të, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ai iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, për të ekzekutuar masën e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.