Drejtësia

I shoqëruar nga bashkëshortja, Altin Dumani voton në Tiranë: Do flas pas zgjedhjeve

Gazeta Si – Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u paraqit mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë pranë qendrës së tij të votimit për të shprehur vullnetin me anë të votës.

Dumani ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe nga agjentët e Byrosë Kombëtare që kujdesen për sigurinë e tij dhe të familjarëve.

I pyetur nga mediat, Dumani nuk pranoi të jepte deklaratë mbi ecurinë e procesit të parandalimit të krimeve zgjedhore duke thënë se do flasë pas zgjedhjeve.

Ndërsa pasi doli nga qendra e votimit u largua i shoqëruar nga eskorta e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë