Gazeta Si – Një 39-vjeçar me iniciale L.D., është arrestuar në Durrës, pasi dysohet se ka goditur me send të fortë shërbimet e urgjencës që i kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesën e tij në fshatin Përlat.
Për këtë arsye, drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia, duke e vënë në pranga të riun.
“Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.