Ka ndodhur

I sëmuri mendor vret me fikësen e zjarrit një shqiptare në Belgjikë

Një 33-vjeçare nga Shqipëria është vrarë dje në Bruksel të Belgjikës.

Sipas mediave belge, ngjarja ka ndodhur në një hotel, aty ku dhe Xhuljeta Lala, e cila punonte si sanitare, është goditur për vdekje.

Mësohet se autor i dyshuar, është një shtetas nga Franca, i cili ishte arratisur nga një institucion psikiatrik i Marsejës drejt kryeqytetit belg.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari po ecte i zhveshur në korridor, rrëmbeu një bombulë për fikjen e zjarrit, hyri në dhomën ku ndodhej Xhuljeta dhe e goditi për vdekje.

Kur mbërriti policia, autori ishte akoma i zhveshur dhe po qëndronte pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve.

Vajza, me origjinë nga Lushnja, ka humbur jetën menjëherë, ndërkohë që një anëtar i stafit ka denoncuar ngjarjen.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë