Në Lushnjë, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e një qytetari me iniciale D.L., të dënuar për trafik droge.
Nën sekuestro janë vënë jë lokal, një sipërfaqe toke 180 m2 dhe dy automjete. Urdhri është vënë në zbatim nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.
Ndërkohë, një 42-vjeçar i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është arrestuar në Lushnjë me qëllim ekstradimi.
Në pranga ka rënë shtetasi Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk. Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




