Ka ndodhur

I sekuestrohet pasuri në vlerë 3 mln euro 54-vjeçarit të dënuar për drogë në Itali

Gazeta Si – Një pasuri me vlerë 3 milionë euro është vendosur të sekuestrohet nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Tiranës ndaj shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, ky person rezulton i dënuar në Itali me 21 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai u ndalua në Tiranë  në vitin 2014 dhe më pas u bë ekstradimi i tij drejt Italisë për të shlyer dënimin e caktuar nga drejtësia e vendit fqinj. Përkatësi9sht, pasuritë e skuestruara janë dy ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe një rimorkio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë