Një pasuri e vlerë 2 milionë euro është vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Tiranës. Në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar policor “Milano”, pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Kristaq Mahmutaj dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Mësohet se 55-vjeçari është i dënuar në Itali për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kristaq Mahmutaj u ekstradua më 15 mars drejt Italisë, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.
Pas vendimit të gjykatës, u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 2.000.000 euro. Bëhet fjalë konkretisht për një ndërtesë 4-katëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (arë), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




