Ka ndodhur

I sekuestrohen 3.5 mln euro pasuri 46-vjeçarit të dënuar në Itali për prostitucion

Gazeta Si – Pasuri me 3.5 milionë euro, janë sekuestruar këtë të enjte në Elbasan, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të 46-vjeçarit Albert Topuzi.

Shtetasi Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese”.

Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Disa prej pasurive i kishte kaluar  në emër të vëllezërve të identifikuar si Bashkim dhe Gentian Topuzi. Një pasuri të llojit truall e kishte regjistruar në emër të Gentianit, një apartament rezulton se ishte bashkëpronësi e tre vëllezërve, 4 automjete ishin në pronësi të Bashkimit dhe një tjetër ishte në emrin e Gentianit. Pasuritë e tjera ishin në pronësi të vetë Albert Topuzit.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pasuria e sekuestruar

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Albert Topuzi;

3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Gentian Topuzi;

6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes Gentian Topuzi dhe Albert Topuzi , përfituar nga privatizimi që disponohen nga Bashkim Topuzi;

10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të Bashkim Topuzi

11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të Gentian Topuzi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë