Nga Gazeta Si - Dritan Dajti ka qenë sot i pranishëm në varrimin e nënës së tij e cila ndërroi jetë 1 ditë më parë.
Në foton e siguruar nga Gazetasi.al, Dajti shihet mes familjarëve dhe efektivëve të cilët e kanë shoqëruar në çdo moment, që nga dalja deri në kthimin në qeli.
Drejtoria e Burgjeve, i aprovoi Dritan Dajtit lejen për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.
Pas përfundimit të varrimit Dajti është rikthyer sërish në burg, në Peqin i shoqëruar nga efektivët.
Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Lartëme burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij në gusht të 2009 në Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.