Nga Gazeta ‘Si’- Ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon punën për gjetjen e 29-vjeçarit në Qafën e Burrelit, i cili duke punuar me një fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur.
Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. 44-vjeçari është banues në Klos.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ku shembja e një masivi dheu gjatë punimeve në fabrikën e pasurimit të kromit zuri poshtë drejtuesin e një fadrome bashkë me mjetin e tij teksa ishte në proces pune.
Ai ishte i punësuar nga kompania kineze që kishte në aktivitet me qira fabrikën e pasurimit të mineralit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.