Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi është kapur në flagrancë duke hyrë për të vjedhur në bashkinë e këtij qyteti.
I riu me iniciale Xh.K. u kap në orët e vona të mbrëmjes të së hënës duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e Bashkisë Durrës.
Ai akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




