Ka ndodhur

I riu shqiptar në Amerikë plagos me thikë nënën e tij

Një i ri shqiptar në Amerikë është arrestuar dhe akuzohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij gjatë natës së ndërrimit të viteve. 
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey.
I riu me emrin Emiliano Domi fillimisht u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa e ëma 54-vjeçe u dërgua në spital.

Ajo ka deklaruar se është sulmuar papritur nga djali i saj me thikën e kuzhinës.Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se i riu ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë