Gazeta Si – Një 57-vjeçare ka humbur jetën pasi u aksidentua mbrëmjen e të shtunës nga një automjet në Kamëz.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku E.M., 32 vjeç, banues në Kamëz, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar N.Sh., 57 vjeçe, dhe R.Ç., 20 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, N.Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa R.Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi është arrestuar në flagrancë pas aksidenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



