Ka ndodhur

I riu nga Tirana dhunon gruan, kapet me kallash në banesë

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, ndërkohë në pranga ra një 30-vjeçar.

30-vjeçari me inicialet R. E ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën ‘Asdreni’, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë