Ka ndodhur

I riu me ‘Porsche’ përfundon në kanal pas parakalimit të gabuar

Gazeta Si – Një automjet tip “Porsche”, ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier-Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit.

Rreth orës 14:00 (1 qershor) se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtusi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjeksore.

Paraprakisht mësohet se drejtues i i mjetit është një i ri 29 vjeçar, banues në Patos, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë