Euro2024

I riu me kapuç në çatinë e stadiumit për 53 minuta, arrestohet në 40 metra lartësi pas Gjermani-Danimarkë (video)

Gazeta Si - Gjermania, ashtu si Danimarka, bëri gjithçka për ta përqendruar shfaqjen në fushë, por mbrëmja në Dortmund në pjesën më të madhe kaloi me të papritura.

Stuhia dhe rrufetë ishin një shfaqje magjepsëse dhe shqetësuese në të njëjtën kohë, gurët gjigantë të breshërit ishin shumë të frikshëm dhe më pas një arsye tjetër për t'u shqetësuar ishte gjesti i një 21-vjeçai i cili u ngjit në çatinë e “Westfalenstadion”.

Çantë shpine në shpatull dhe kapuç, e përdorur pothuajse si një manifest i qëllimeve të tij jo tamam të qarta, i gjithi i veshur me të zeza.

Nuk dihet ende sesi ai djalë nga Osnabrück arriti të ngjitej atje pa u parë nga askush dhe cilat ishin arsyet e tij, por policia gjermane po heton.

Mbrëmë policia arriti ta bindte atë të zbriste - dhe më herët të mos bënte asgjë që mund të rrezikonte veten apo spektatorët poshtë tij - vetëm pas 53 minutash.

Një përjetësi. U mobilizua edhe një helikopter, i cili shërbeu si “pishtar” për të ndriçuar atë pjesë shumë të lartë të stadiumit, ku dritat e prozhektorëve duket se nuk mund të sqaronin më së miri lëvizjet e 21-vjeçarit, i cili mund të kishte bërë diçka të pamatur në çdo moment.

Dinamika e arrestimit të kujton një film detektiv: armë të drejtuara dhe efektive bindëse midis trarëve më të lartë të stadiumit, i cili sapo ishte goditur nga një tornado.

Më pas prangat, arrestimi në 40 metra mbi nivelin e detit dhe zbritja, ndërsa tifozët u evakuuan nën atë zonë që për gati një orë u bë më e rrezikshmja në stadium.

Fatmirësisht, episodi përfundoi pa pasoja dhe tragjedi, por rihapi debatin për çështjen e sigurisë në Gjermani për Kampionatin Evropian.

Jo shumë efektiv? Ka nga ata që e mbështesin dhe kujtojnë momente të tjera në të cilat është vënë në dyshim, si gjatë përplasjeve mes tifozëve anglezë dhe serbë në Gelsenkirchen apo pushtimeve të përsëritura në fushë.

Vetëm gjatë Portugali-Turqi  ishin pesë hyrje në fushë. Gjithë “faji” i CR7-ës, i cili më pas rrezikoi gjithashtu të rrëzohej nga një tjetër tifoz, që u hodh drejt tij nga tribuna.

Dënimi i UEFA-s ishte i menjëhershëm: “Çdo inkursion në fushë përbën shkelje të rregullave të stadiumit dhe do të rezultojë në përjashtimin nga stadiumi, ndalim nga të gjitha ndeshjet e turneut dhe paraqitjen e një kallëzimi zyrtar penal për shkelje”. Çfarë nuk bëhet për një “selfie” me Cristiano Ronaldon!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë