Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e gomisterisë, ku humbi jetën 23 vjeçari R.T., për shkelje të rregullave në punë dhe është proceduar penalisht shoferi i ambulancës, shtetasi T.L., 37 vjeç pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Lidhur me vonesën e ambulancës ka pasur dhe akuza nga dëshmitarë të ngjarjes, të cilët thanë se kishte shkuar 40 minuta pas njoftimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Durrës, ku 23-vjeçari që punonte si gomist në një gomisteri në Durrës humbi jetën pasi shpërtheu një gomë kamioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




