Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë, në një pikë karburanti.
Sipas burimeve policore, një person që ndodhej në drejtimin e një taksie, ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.
Në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës, ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marrë paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




