Ka ndodhur

I riu dhunon bashkëjetuesen, por të dy konfliktohen me policinë

Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e  tij.

Në pranga janë vënë gjithashtu edhe bashkëjetuesja 23-vjeçare dhe babai i kësaj të fundit.

Gjithçka ka ndodhur pasi policia ka marrë njoftimin se një 26-vjeçari po dhunonte bashkëjetuesen e tij.

Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka goditur punonjësit e policisë, por edhe 23-vjeçarja dhe babai i saj kanë goditur efektivët, pasi kundërshtonin shoqërimin e të riut.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë