Ka ndodhur

I riu aksidenton për vdekje të moshuarën, ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Gazeta Si - Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi aksidentoi për vdekje me automjetin e tij një 75-vjeçare, e cila po kalonte rrugën mbi vijat e bardha.

Drejtuesi u fut me semafor të kuq dhe pas ngjarjes u largua me automjet, për t'u arrestuar disa orë më pas.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në bulevardin “Zhan D’ark” në kryeqytet. Fillimisht, e moshuara u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes.

Ndërkohë, shoferi iu nënshtrua testit të drogës, ku pas verifikimeve, rezultoi se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet M.A., 23 vjeç, i cili ka aksidentuar shtetasen D.K., 75 vjeçe, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë