Gazeta Si – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka sekuestruar këtë të premte një sipërfaqe prej 679 m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, regjistrimi i truallit është bërë në kundërshtim me ligjin në emër të 2 personave.
Kërkesa është bërë nga Prokurori Kledian Llaho, i cili ka avancuar në hetimet ndaj ish-Drejtuesve dhe zyrtarëve të ASHK-së në Sarandë.
Burime bëjnë me dije se trualli i sekuestruar, ndodhet ne zonën “Turizëm – Kanali i Çukës” dhe nga pronësi shtet, ishte regjistruar në emër të dy biznesmenëve nga Saranda, të cilët aty kishin ngritur një biznes.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve K.GJ dhe M.N.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




