Nga Gazeta ‘SI’ – Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.
Sipas informacioneve fillestare nga media Santonews, gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës.
Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja fatkeqe tashmë kishte vdekur.
Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.