Futboll

I quaj ‘Trekëndëshi i Bermudeve’! Ata thjesht zhdukin topin

Gazeta Si – Trajneri Karlo Ançeloti e ka shijuar skuadrën e tij në sfidën miqësore me Juventusin, ku fitoi 2-0. Veçanërisht ai ka për zemër treshen e mesfushës, së përbërë nga Luka Modriç, Kasemiro dhe Toni Kros, që e thërret “Trekëndëshi i Bermudeve”.

Edhe pse vitet kalojnë, ata janë gjithmonë në top formë. Pas ndeshjes, trajneri italian foli për mediet, duke iu përgjigjur disa pyetjeve. ‘Marca’ është ndalur më shumë te përkufizimi që Ançeloti ka bërë për treshen e tij hyjnore të mesfushës.

Karlo Ançeloti me një trofe të fituar. Gazeta Si, 31 korrik 2022

“Një Real Madrid Rock’n Roll? Po, po, sigurisht. Kasemiro, Modriç dhe Kros ende të mrekullueshëm? Absolutisht po. Unë i quaj ‘Trekëndëshi i Bermudeve’. Pse? Sepse thjesht ata zhdukin topin…”.

Duke u bazuar pikërisht te kjo treshe, por edhe te një Benzema i jashtëzakonshëm, Ançeloti fitoi Championsin e radhës sezonin e fundit, ku Reali nuk konsiderohej favorit.

Modriç, Kros dhe Kasemiro duket sikur plotësosjnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një treshe magjike, që do ta kishte zili çdo skuadër. Nivel i lartë teknik, finesë, potencë dhe efikasitet e qëndrueshmëri. Thjesht të mrekullueshëm dhe ‘pagëzimi’ që u ka bërë trajneri Ançeloti është mjaft i goditur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë