Ka ndodhur

I preu rrugën, momenti kur autobusi merr përpara vajzën që lëvizte me biçikletë (Video)

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e së dielës në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një urban përplas një vajzë që udhëtonte me biçikletë dhe më pas u përplas me disa automjete të parkuara.

Drejtuesi i autobusit tentoi të shmangte vajzën me biçikletë që i doli përpara në kryqëzim, por humbi kontrollin dhe goditi atë e më pas makina të parkuara.

Ky është momenti kur autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër përplas vajzën që i preu rrugën me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës pranë Pallatit me Shigjeta.

Në video shihet teksa autobusi “Green Line” i linjës Astir-Qendër e merr përpara të renë. Autobusi më pas është përplasur me një pemë, dhe ka marrë përpara edhe makina.

Vajza është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj. Ndërkohë, shoferi i autobusit është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë