Ngjarje

I përfshirë në skandalin e Onkologjikut, tjetër hetim për mjekun Edmond Gashi, shkoi të pinte kafe pasi u arratis nga Gjykata

Mbi mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi nuk rëndon vetëm akuza “shpërdorimi i detyrës”, por edhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kjo pasi ditën e djeshme, pasi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës që e la në arrest shtëpie, ai u largua me vrap për t’i shpëtuar pyetjeve të gazetarëve, dhe ka shkuar në një bar kafe.

Mjeku Edmond Gashi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku.

Policia thotë se ka nisur hetimin edhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mjeku i spitalit të Onkologjikut në QSUT, cili dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, u la në masën “arrest shtëpie” dhe akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë