Lojëra me Dore

I pavdekshmi Rafel Nadal, në finale të Australian Open mes lotësh e rekordesh

Rafael Nadal është kualifikuar për në finale të Australian Open, pasi mundi 3-1 italianin Berretini, 6-3, 6-2, 3-6, 6-3. Tani ka shansin e artë të arrijë rekordin ne 21 Slam-eve.

Slam-i i fundit është një kujtim i hidhur për të, ai i humbjes në gjysmëfinalen e Roland Garrosit ndaj Novak Gjokoviçit. Që atëherë Rafael Nadal kishte luajtur një ndeshje në Uashington, por këmba e majtë e ndali sërish. Gjatë një trajtimi në fund të gushtit bëri që spanjolli të mendonte më të keqen. Kushedi a do kthehem të luaj, më duhet kohë”, – tha atëherë Nadal.

Rafael Nadal gjate gjysmefinales. Gazeta Si, 28 janar 2022

Por Nadal është rikthyer, ai kaloi edhe Covid-in. “Kisha dhimbje të forta 3-4 ditë dhe temperaturë”, – ka treguar spanjolli. Koha fluturoi dhe Nadal fluturoi drejt Melburnit për të luajtur Atp 250 para Australian Open, të vetmin Slam që e ka fituar vetëm një herë në karrierë. Dhe ndeshje pas ndeshjeje ka kaluar në finale, duke mundur Berretinin në gjysmëfinale. Pas fitores shpërtheu në lot gëzimi.

Të dielën Nadal mund të bëhet tenisti i parë në botë me 21 tituj “Grand Slam”, duke kaluar Roxher Federer dhe Novak Gjokoviç. “Nuk e mendoja se do të gjendesha në këtë pozicion. Jam shumë i lumtur që do të luaj këtë shans. Kam punuar shumë për këtë”, – është shprehur Gjokoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë