Gazeta Si – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia, ku po vuan masën e sigurisë për 4 akuza nga SPAK, duke e cilësuar situatën e tij si një “eliminim politik”.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Veliaj theksoi se gjatë 21 viteve të karrierës politike i është nënshtruar çdo lloj kontrolli dhe verifikimi, por asnjëherë nuk i është gjetur shkelje.
“Jam viktimë e një eliminimi politik. Kam kaluar një vetting 21-vjeçar dhe nuk më kanë gjetur asgjë. Sot jam këtu jo për shkak të fakteve apo ligjit, por për arsye që lidhen me interesa të tjera”, – shkruan ai.
Veliaj ka lënë të kuptohet se arrestimi i tij është i motivuar nga kalkulime politike dhe jo nga prova konkrete.
Ndërkohë, avokatët e tij pritet të paraqesin ankesa në instancat gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë.
Më 23 korrik, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve te palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Akuzat iu komunikuan edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
SPAK i ka komunikuar akuzë edhe efektivit të Policisë së Burgjeve i cili i ka dhënë celularin në qeli Veliajt.
Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



