Gazeta Si – Në derbin rus fiton ish-numri 1 në botë me një dopio 6-2. Pas Roterdamit dhe Dohës, Danil Medvedev bën të vetin edhe titullin në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pasi mposhti Novak Gjokoviçin ‘e hekurt’, nuk mund të gabonte në finale ndaj Andrei Rublev. Danil Medvedev, nëse dikush kishte ende ndonjë dyshim, është rikthyer në versionin kanibal. Roterdam, Doha, Dubai dhe 14 fitore radhazi. Ish-numri 1 likuidoi shokun e fëmijërisë për rreth një orë, duke i lënë atij vetëm 4 gejme, duke mbyllur një tripletë prej 1250 pikësh.
UNSTOPPABLE 👏 @ddftennis | #DDFTennis | @DaniilMedwed pic.twitter.com/ikdYxZKjPK
— ATP Tour (@atptour) March 4, 2023
Lojën e Medvedev e kishim parë, nuk mund të bëhesh numri 1 rastësisht. Danil Medvedevit i mungonte besimi, një histori e parë shumë herë në tenis dhe më gjerësisht në sportet individuale, ku je vetëm në gëzim dhe dhimbje.
“Kam arritur të gjej besimin, – tha rusi pasi mundi Gjokoviçin në gjysmëfinale. – Më duket sikur jam sërish padron i lojës sime dhe kjo do të thotë besim. Aspekti mental është shumë i rëndësishëm”.
Numrat e finales flasin qartë: 80% të pikëve të fituara nga shërbimi. Danil e vuri menjëherë këmbën te gazi, kundërshtari i tij u përpoq me të gjitha mënyrat, por në anën tjetër të rrjetës ishte një lojtar solid si shkëmb.
Even as kids we were suppperrrr excited to play each other😝🤣@AndreyRublev97 pic.twitter.com/cFdp7yZd7I
— Daniil Medvedev (@DaniilMedwed) March 3, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.