Ngjarje

I ngacmoi të dashurën një egjiptiani, shokët e tij vrasin shqiptarin në Greqi

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani. Atë e kanë rrahur në qëndër të Athinës me shkopinj e po kështu e kanë goditur me thika. Më tej ai është transportuar për në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë.

Viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me partneren e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane. Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë e për pasojë janë kapur për dore. Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Të gjithë menduan se ngjarja përfundoi aty por nuk ishte kështu...

Pak më vonë, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit. Njëri e goditi me thikë dhe shqiptari u dërgua në spital.

Punonjësit e policisë morën rastin dhe arritën të identifikojnë personat e përfshirë. Hetuesit kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.

Për hetimin e rastit janë shfrytëzuar provat dhe të dhënat e mbledhura nga vendi i ngjarjes, dhe në kombinim me deklaratat e dëshmitarëve janë identifikuar të dhënat e të gjashtë personave të përfshirë në vrasje. Çështja e ngritur ndaj tyre iu dorëzua Prokurorit të Rrethit të Athinës./tanea.gr


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë