Politike

I munguari i madh, Ramën dhe Veliajn nuk po i ndan më vetëm ‘qoka’

Kur Edi Rama mblodhi kryebashkiakë të majtë e të djathtë në ‘shtëpinë’ e tij në ambientet e COD në kryeministri, Erion Veliaj shpërndante një foto në faqen e tij Facebook:  “Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex!”

Veliaj nxitoi të njoftonte se takimi do të mbahej pas pak dhe postimi i tij u shpërnda po aq rrufeshëm sa takimi tjetër i kryeministrit Edi Rama.

Ne foto: Edi Rama ne takimin me kryebashkiaket ne kryeministri

Erion Veliaj nuk ishte në mbledhjen e thirrur nga Rama aty ku do të flitej bash për hallet e bashkive (61).

Ai nuk ishte as në takimin që pompoi se do ta mbante pas pak me ish-ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.

Veliaj i dha çelësin këtij të fundit, kur Rama mbylli takimin dy orësh me 60 kryebashkiakët e tjerë.

Kur kamerat ishin fikur në kryeministri, në bashki u ndez një tjetër.

Veliaj po përcillte ceremoninë e ambasadorit që kish ardhur enkas tej Atlantikut, një proces që në fakt Veliaj e ka ndjekur thuajse për gjithë ambasadorët e larguar sa amerikanë aq edhe europianë.

Në takimet e fundit të Edi Ramës me strukturat e PS-së, Veliaj ka qenë në rresht të parë, por në takime në nivel lokal, Veliaj ka qenë thuajse inekzistent.

Edhe javë më parë në takimin që Rama mbajti me kryebashkiakët poshtë dritares së Veliajt, në Sheshin “Skënderbej”, i Pari i Tiranës nuk ishte.

Ndërkohë në mes prilli, në një tjetër ceremoni dekorimi për Ali Ahmetin, Rama u shpreh se vetëm një figurë si kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut mund ta rikthente në bashki.

Veliajn nuk e shohim më as në fotot që Rama shpërndan në Facebook, aty ku i puq qoka të jenë bashkë.

Edhe kur nuk janë, sërish gjendet një ‘qokë’ ai ajo e Arvizut sot.

Veliaj e gjen gjithnjë rrugën, por drejt kryeministrisë e vështirë do jetë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë