Ka ndodhur

I moshuari vret gruan në Përmet, e goditi me shkop druri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet. Një 82-vjeçar ka vrarë gruan e tij duke e goditur me shkop druri.

Gruaja e pajetë në ambientet e shtëpisë është gjetur nga shërbyesja që punonte në shtëpinë e dy të moshuarve.

“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80-vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L. P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Policia thotë se ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L. P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë