Ka ndodhur

I mori flakë shtëpia, 66-vjeçari në Sarandë ndërron jetë pas asfiksimit

Gazeta Si – Një 66-vjeçar në fshatin Qesarat në Sarandë ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne, pasi është asfiskuar nga tymi, pasi në banesën e tij kishte rënë zjarr.

Policia tha se rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë