Ka ndodhur

I morën 1.5 mln lekë një personi nën kërcënimin e armës, një në pranga 3 në kërkim

Gazeta Si – Një person është arrestuar në Durrës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi i morën 1.5 milionë lekë duke e kërcënuar me armë zjarri.

Policia u vu në lëvizje pas kallëzimit nga A.I., se dje, në lagjen nr.13, Durrës, 3 persona i kishin marrë 150.000 lekë, duke e kanosur me armë zjarri.

Policia tha se arrestoi njërin nga autorët e dyshuar, A.L., 40 vjeç, banues në Durrës, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerët, shtetasit R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.    

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë