Josep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt foli pas barazimit dramatik 3-3 me Feyenoord në ditën e pestë të ndeshjeve në Champions League.
Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes dhe menjëherë të gjithë vunë re gërvishtjet në kokën dhe fytyrën e tij. E gjithë koka i ishte gërvishtur dhe gjaku në hundë ishte i dallueshëm.
“Me gishtat e mi”, tha Guardiola kur u pyet se si ishin bërë gërvishtjet, më pas shtoi: “Doja të lëndoja veten”.
🚨🚨🎙️| Pep Guardiola when asked about the cuts on his nose and head:
— CentreGoals. (@centregoals) November 26, 2024
"I want to harm myself..." pic.twitter.com/lks7c8gFdI
Deri në minutën e 75-të të ndeshjes Man. City kryesonte 3-0 dhe në harkun e 15 minutave të fundit të ndeshjes pësoi tre gola, që erdhën edhe për gabimin e lojtarëve të Manchester.
City ka gjashtë ndeshje radhazi që nuk fiton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.