Nga Gazeta ‘Si’ – Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me inteligjencën informative dhe punën në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Shadow.” Si rezultat, u ndalua shtetasi Erjon Baraj, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Hetimet zbuluan se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe duke përdorur mjete si levë dhe çekan, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytet. Rastet përfshijnë:
- 12.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje e stekave të cigareve dhe parave nga kasa.
- 16.12.2024, lagjja “1 Maji”: Vjedhje e një shume parash.
- 18.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash.
- 23.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Tentativë vjedhjeje në një market.
- 24.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash në një market.
- 29.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje në dy markete, duke marrë produkte dhe para.
Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e “Vjedhjes.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.