Ka ndodhur

I mashtronin për t’u marrë makinat dhe më pas i shisnin, arrestohet 38-vjeçari

Gazeta Si - Një 38-vjeçar, E.Rr., është arrestuar në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi së bashku përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin nëpërmjet kontratave noteriale false.

Si rezultat i operacionit "Mekanizmi", u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë