Gazeta Si – Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e pasurive të Gazmir Kosiqit, pasuri të cilat dyshohet se janë ngritur mbi veprimtari të paligjshme.
Trupi gjykues i kryesuar nga Nertina Kosova, la në fuqi vendimin për konfiskimin e një ndërtesë 4-katëshe biznesi, një sipërfaqe trualli 77 m2, si edhe dy makina.
Vetë Kosiqi kishte ankimuar vendimin e datës 21 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar por Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin.
Bëhet fjalë për konfiskimin e një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2 regjistruar ne emer të tij, një sipërfaqe trualli 77 m2, një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, në emër të të birit, dy pasuri te tjera dhe dy automjete.
Në nëntor 2019 në banesën e Kosiqit në Maqellarë të Dibrës, iu vu tritol në murin e banesës, ndërkohë në vitin 2018 i kishin vrarë djalin e tij, Elsi Kosiqi, i cili ishte pronari i një hoteli në Dibër.
“Për administrimin e pasurisë së konfiskuar ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara”, – thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




