Gazeta Si – Një pasuri me vlerë 3 milionë euro janë sekuestruar nga policia e Elbasanit, pasi sipas tyre i përkasin 31-vjeçarit E.Sh., me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.
Në Mbretërinë e Bashkuar ai është dënuar për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive.
Në Amsterdam të Holandës është arrestuar për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.
Konkretisht, 31-vjeçarit i janë sekuestruar 45 mijë metra katrorë tokë në Gjilek të Himarës, 1 apartament me sipërfaqe 130 m2 në Tiranë, 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2 në Tiranë, 1 vilë dykatëshe me sipërfaqe 500 m2 në Peqin dhe 1 apartament me sipërfaqe 111 m2 në Kryevidh, Kavajë.
Gjatë kësaj jave, në Elbasan u sekuestruan edhe pasuri me vlerë 400 000 Euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve.
Në shkurt të vitit 2020, OFL i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë. Në Mbretërinë e Bashkuar u arrestua në shtator të vitit 2013 pasi akuzohej si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Britanisë lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.
Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilim, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




