Nga Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar sot nga Policia italiane pasi kërkohej nga Interpoli prej më shumë se një viti për trafikim lëndësh narkotike.
I riu nga Pogradeci do të ekstradohet në Shqipëri.
Policia thotë se është arrestuar 22-vjecari me inicialet L. Sh.,, banues në Pogradec.
Sipas policisë, 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
“Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




