Ka ndodhur

I kërkuar në Itali për drogë e falsifikim dokumentesh, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, me iniciale G. B., alias E. P., 45 vjeç, banues në Tiranëi shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Operacionalja 37”.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, ka lëshuar një urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim dokumentash”, në bazë të legjislacionit penal italian.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa Interpol Tirana është në komunikim të vazhdueshëm me Interpol Romën për të përmbyllur procedurat ligjore të ekstradimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë