Dalai Lama ka kërkuar falje pasi u shfaq një video që tregon udhëheqësin shpirtëror duke puthur një fëmijë në buzë dhe më pas i ka kërkuar atij që t’i thithë gjuhën.
Në një deklaratë të hënën, zyra për shtyp e Dalai Lama tha se ai “dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, duke shtuar se i vjen keq për incidentin.
“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë vjen pasi një video u bë virale dhe Dalai Lama mori kritika nga e gjithë bota për sjelljen e tij me një djalë të vogël.
Incidenti ka ndodhur në tempullin e Dalai Lama-s në Dharamshala më 28 shkurt. Ai kishte një takim me rreth 120 nxënës të cilët kishin përfunduar një program trajnimi.
Në video shfaqet djali i cili i afrohet fituesit të çmimit Nobel për Paqe dhe e pyet nëse mund ta përqafojë.
Më pas, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar e fton djalin afër tij dhe i thotë se mund ta puthë në faqe.
Më pas Dalai Lama tregon buzët e tij dhe thotë: “mund të më puthësh edhe këtu”, duke e shtyrë djalin që ta puthë në buzë.
“Dhe më thith gjuhën” thotë ai pas disa sekondash, duke nxjerrë gjuhën.
Identiteti i djalit nuk bëhet i ditur ndërkohë që organizata për mbrojtën e fëmijëve e kanë dënuar gjestin e udhëheqësit shpirtëror si “një veprim i turpshëm”.
Nuk është hera e parë që Dalai Lama ka ngjallur polemika në vitet e fundit.
Ai kërkoi falje pas një interviste të vitit 2019 me BBC, gjatë së cilës ai tha se nëse një Dalai Lama femër duhet ta pasojë atë, ajo “duhet të jetë më tërheqëse”.
Një vit më parë, ai tha se Europa duhet të mbahet për europianët, kur fliste për rritjen e numrit të emigrantëve afrikanë që vijnë në Europë.
“E gjithë Europa do të bëhet përfundimisht një vend mysliman? E pamundur. Apo një vend afrikan? Gjithashtu e pamundur”, tha ai, duke shtuar se është më mirë të “mbash Europën për europianët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje