Ngjarje

I kërkoi favore se*ksuale pacientes, pezullohet nga puna mjeku radiolog Pëllumb Hysko

Nga Gazeta Si- Pas publikimit të rastit tronditës në një emision investigativ, ku mjeku i kërkonte favore seksuale pacientes, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

Një paciente që i thotë se ka probleme me mesin shkoi të vizitohej nga mjeku. Ajo u ankua për mesin por menjëherë mjeku filloi ta komplimentojë për fizikun. Ky investigim nisi pasi një tjetër vajzë ishte ankuar për ngacmim nga ana e mjekut.

Madje, në një moment, mjeku i tha vajzës se duhej të bënte eko gjiri dhe kontroll mitre.

Mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.

Pjesë nga biseda

Pacientja: Mirë! Tashi, unë kam pak dhimbje mesi edhe të shohim.

Pëllumb Hysko: Sa herë shkon në palestër?

Pacientja: Jo, në palestër s’vete.

Pëllumb Hysko: Po me ça e mban trupin?

Pacientja: Me asnjë gjë.

Pëllumb Hysko: Ah, jo, mos ia fut kot!

Pacientja: Veç duke ecur…

Pëllumb Hysko: Pa hë shtrihu, zhvishu! Sa vjeçe je?

Pacientja: 33!

Pëllumb Hysko: Ça ha ndonjë gjë…? Uaa…,uaaa!  Po kshu probleme gjinekologjike?

Pacientja: Jo!

Pëllumb Hysko: Ke pasur sekrecione kështu?

Pacientja: Jo! Jo!

Pëllumb Hysko: Mirë! Do të shoh tiroidet?

Pacientja: S’e di…, tashi.

Pëllumb Hysko: Ja këtu! Apo do gjirin?

Pacientja: Si të jetë më mirë. Për kë mendon ti?

Pëllumb Hysko: Më i bukur është gjiri.

Pëllumb Hysko: Se ka mundësi të kesh ndonjë hernie. O të shëroj ty, o s’mund të rri në ketë punë! Ej po si nishane moj, pu, pu, pu… Më mirë, prishet ! Hajde nesër! Po e marrim letrën në dispanceri, kam përshtypjen që janë, ta kemi si kartëvizitë, se skaneri është 100 e ca mijë lekë, nuk e përballon dot. Më jep emrin, mbiemrin tat!

Vajza shkon të nesërmen në Sanatorium, ku mjeku i thotë të japë 20 mijë lekë të vjetra.

Mjeku kërkon teknikun laborant Artur Zeko, duke i thënë të ndihmojë vajzën, që sipas doktorit, është komshie e tij që jeton në Gjirokastër.

“Ndihmoje çikë këtë komshien time! Vjen nga Gjirokastra, do bëjë një kontroll, po letrat i ka në Gjirokastër. Merri 20 mijë lekë”.

Më tej, mjeku fillon të flasë, duke i kërkuar haptazi favore seksuale, ku lë edhe një takim ditën e nesërme.

“Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre”, thuhet në deklaratën zyrtare të Shefqet Ndroqit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë