SV Elversberg po zhvillon atë që mund të jetë sezoni më i rëndësishëm në historinë 118 vjeçare të klubit. Aktualisht është në vendin e 3 në Bundesliga 2 dhe 4 ndeshje nga fundi janë ende në lojë për një vend në Bundesliga 2025/26. Do të ishte një arritje historike për klubin modest nga Landi Saarland. Dhe në këtë sezon spektakolar, një lojtar veçohet nga të tjerët, shqiptari Fisnik Asllani që është huazuar nga TSG 1899 Hoffenheim. I vetëm, Asllani ka kontribuar për pothuajse 1/3 e golave të Elversberg.

17 golat e futbollistit dardan kanë ardhur të gjithë nga aksioni dhe në 6 raste ka zhbllokuar rezultatin. Më shumë se ai shënon vetëm Davie Selke i Hamburg (19). Paraqitje që ka tërhequr vëmedjen e skuadrave nga Bundesliga. I lindur në Berlin, Fisnik Asllani është sulmuesi që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare. Më herët ai veshi fanellën e Gjermanisë në 9 ndeshje për U18 & U20. 191 cm i lartë dhe 81 kg ai mund ta udhëheqë sulmin si një 9 i plotë ose si sulmues i majtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.