Gazeta Si – Kur shënon ndaj skuadrave të mëdha, vëmendja është gjithmonë më e madhe. Një gol i shënuar sot ndaj Fenerbahçes, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit turk, ka rikthyer në vëmendje sulmuesin lushnjar, Rei Manaj.

Titullar në Kombëtare në kohën e trajnerit Edi Reja, 26-vjeçari më pas sikur u zhduk nga ‘radarët’, për t’u rishfaqur me fanellën e Sivasporit në Turqi. Manaj shënoi sot golin e 5-të turk dhe me këtë rendiment sigurisht që emri i tij do të shënohet në bllokun e Silvinjos. Braziliani ka theksuar shpesh se nuk ia mbyll derën askujt në Kombëtare.
Goal! Fenerbahçe 2-1 Sivasspor, Rey Manajpic.twitter.com/TQLSv7jZpO
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 4, 2023
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 4-1 ndaj Fenerbahçes, që është tjetër nivel. Futbollisti ynë përfitoi nga një gabim në mbrojtje i kundërshtarit dhe pasi kontrolloi topin në zonë, e dërgoi në rrjetë. Manaj shkurtoi për momentin rezultatin në 2-1, më pas gjigantët turq shënuan edhe dy herë të tjera.
Kujtojmë që në Turqi luajnë edhe shumë futbollistë të tjerë shqiptarë, me në krye sulmuesin titullar të Kombëtares, Sokol Cikalleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




