Gazeta Si – Dy persona mbetën të plagosur mesditën e kësaj të enjteje në Vorë, si pasojë e një sherri mes 3 personave.
Protagonistë janë 2 vëllezër, njëri prej të cilëve oficer ushtrie dhe një 34-vjeçar. Burime zyrtare të policisë thonë se gjithçka ndodhi teksa dy vëllezërit Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) ndodheshin në makinë dhe 34-vjeçari Ergest Hoxha për arsye momentalisht të paqarta, plagosi me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi.
Kjo solli reagimin e vëllait të tij të madh, oficerit Ermal Muzhaqi, i cili nxori armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur 34-vjeçarin Hoxha.
Dy të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa oficeri i ushtrisë, pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




