Ka ndodhur

I gjetën 38 kg marijuanë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Policia njofton se ka arrestuar një 44-vjeçar në Krujë, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e makinës së tij janë gjetur 38 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin P. L.
Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volkswagen” dhe 2 aparate celular.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë