Ka ndodhur

I gjenden doza të vogla heroine në shtëpi, në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur një sasi të vogël heroinë.

Policia thotë se pas denoncimit të qytetarëve ka vënë në pranga shtetasin K.Y.,banues në lagjen “Kushtrim” të Beratit, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël e lëndës narkotike.

Në lidhje me këtë çështje materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë