Gazeta Si – Bedri Murati, i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është liruar nga Gjykata. Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të.
I dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, 48 vjeçarit iu gjetën 690 mijë lekë të vjetra dhe 50 euro, si dhe një listë me emra zgjedhësish.

Në këtë listë u vërejtën 13 emra zgjedhësish të rrethuar me stilolaps. Prej tyre rezultoi se 7 jetonin jashtë Shqipërisë.
48-vjeçari, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Krujës, Agron Loka.
I dyshuari, deklaroi se s’ka lidhje me zgjedhjet dhe se paratë që ju gjetën ishin të familjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




